Homeri sfidon shkencen zyrtare
Thuhet se John Shllahu, përkthyesi i veprave homerike nga origjinali në shqip, ka thënë se e ka përkthyer Homerin nga shqipja në shqip, por provat që ai kishte nuk u paraqitën askund.
Albanianweb.eu do të jetë faqja jonë e re, në të cilën do të mund të gjeni dhe lexoni falas libra me vlera për studime historiko-gjuhësore, pasi të regjistroheni.
Gjithçka falas, pra, që të mësoni të vërteta të pathëna.
Shqipja përtej qytetërimeve.
Një studim i studiuesit të pavarur Asqiri Boçi mbi veprat e Homerit. Studiuesi arrin në përfundimin se vepra e parë e plotë e shkruar në gjuhën shqipe është Iliada e Homerit. Pra, homerishtja është një variant i shkruar i gjuhës shqipe arkaike.
Libri është një aktakuzë ndaj linjës zyrtare dhe është në sinkron me vijën e demarkacionit të vendosur nga profesor Petro Zheji, Robert Angeli, Jorki e të tjerë, por me fakte të nxjerra nga vepra që datojnë 28 shekuj më parë.
Mirëpo opinioni publik dhe konsensusi i ekspertëve thonë se nuk ka më debat në këtë çështje. Tashmë shkenca paska thënë fjalën e fundit se homerishtja nuk është shqip.
A e dini ju çfarë nënkuptojnë në gjuhësi shprehje të tilla si opinion publik, konsensus ekspertësh dhe, më e forta, është shkencërisht e vërtetuar?
Le të shohim pra se çfarë janë këto shprehje: fjalë të shpikura nga elita, të cilat kanë për qëllim manipulimin e njerëzve.
Sot do të analizojmë se si hapet një temë, si shtjellohet dhe si mbyllet automatikisht. Pra, një paketë e gatshme fjalësh, të cilat mendimin tënd thjesht e nxjerrin të pavlefshëm. Dhe të gjitha këto nga disa fjalë që, në dukje të parë, janë të pafajshme.
Ne do t’i quajmë këto algoritme gjuhësore.
Algoritme gjuhësore, pra, si na mbyllin mendimin me fjalë.
Sot do të analizojmë fjalët: publik, opinion, konsensus dhe bashkimin e tyre.
Duken fjalë të zakonshme, apo jo? Të zakonshme sepse i dëgjon përditë, por duhet ta dish se këto fjalë nuk kanë dalë nga evolucioni gjuhësor i njerëzve të thjeshtë, por janë fjalë të katapultuara nga tavolina e elitës drejt mendjes tënde.
Në një vijë logjike, publiku formon opinione, të cilat, kur përputhen gjerësisht, çojnë në konsensus. Më pas dalin ekspertët dhe thonë se tashmë është shkencërisht e vërtetuar.
Le t’i marrim me radhë, t’i zbërthejmë dhe të shohim se si mendimi yt nuk është më i vlefshëm, duke përdorur formulën që të bën të mendosh se je pjesë e vendimmarrjes.
Fjala e parë: publik.
Le ta fillojmë me një fjalë shumë të zakonshme. Në interes të publikut. Pyetja ime është e thjeshtë: kush është ky publik?
Sepse në atë fjali askush nuk flet konkretisht, askush nuk merr përgjegjësi, por thjesht vendimi justifikohet.
Shembuj realë:
– siguria publike kërkon masa
– shëndeti publik është prioritet
– rendi publik u cënua
Këtu fjala publik nuk informon. Ajo hap derën e ndërhyrjes. Në çastin që diçka quhet publike, ajo pushon së qeni plotësisht e jotja. Publik nuk je ti dhe as ajo që ti mendon.
Hapi i dytë: opinion.
Opinion nuk është dije. Opinion është ndjesi, përshtypje, reagim.
Shembull: “Unë kam opinionin tim.”
Por çfarë ndodh kur ky opinion matet, pyetet, publikohet?
Në këtë rast fjala përdoret për tjetër gjë. Shembull konkret: sondazhi televiziv.
“A jeni dakord me këtë masë?”
Pyetja nuk zbulon mendimin tënd, por e prodhon atë në çast. Ti nuk reflekton, ti reagon. Opinioni matet nga dikush që i vendos metrin e vet.
Kur bashkohen fjalët opinion dhe publik, kemi opinion publik. Këtu vjen kombinimi i rrezikshëm.
“Sipas opinionit publik…”
“Opinioni publik është i shqetësuar.”
“Opinioni publik kërkon përgjigje.”
Këtu mendimi yt individual zhduket. Vendimin e merr një masë anonime që flet në emrin tënd. Mesazhi i fshehur është: nëse mendon ndryshe, je jashtë normales. Askush nuk të bind, ti vetëcensurohesh.
Faza finale: konsensus publik.
“Këshilltarët bien dakord.”
“Ka konsensus shkencor.”
“Nuk ka më debat.”
Në këtë pikë, kundërshtimi bëhet i sikletshëm dhe pyetjet duken të vonuara. Mendimi yt nuk rrëzohet; ai ndalon së ekzistuari.
Ky nuk është debat. Ky është algoritëm gjuhësor.
Një shembull i plotë:
“Në interes të shëndetit publik, sipas opinionit publik dhe konsensusit të ekspertëve, kjo masë është e domosdoshme.”
Në atë fjali publiku nuk pyetet, opinioni nuk debatohet dhe konsensusi nuk shpjegohet, por ti bindesh se gjithçka është zgjidhur.
Një tjetër kod manipulues është shprehja “ekspertët thonë”.
Nuk përmend kush, nuk shpjegon pse, nuk paraqet të dhëna, por prodhon autoritet absolut. Eksperti zëvendëson faktin, titulli zëvendëson provën, autoriteti zëvendëson arsyetimin.
Shkenca reale nuk thotë kurrë “është shkencërisht e vërtetuar” pa kushte. Ajo thotë:
– sipas të dhënave aktuale
– brenda kufijve të studimit
– me një shkallë probabiliteti
Kur asgjë nuk mbetet e hapur, nuk kemi më shkencë, por dogmë.
Në këtë kuptim, studimi “Shqipja përtej qytetërimeve” i Asqiri Boçit nuk kërkon besim apo bindje ideologjike. Ai kërkon vetëm atë që kërkon çdo vepër serioze shkencore: të gjykohet me të njëjtat kritere.
Sepse një studim i mbështetur në analizë gjuhësore, krahasim tekstesh, metodë të qartë dhe argumentim të verifikueshëm nuk ka asnjë arsye shkencore të përjashtohet. Nëse përjashtohet, kjo nuk është më çështje shkencore, por çështje pushteti mbi dijen.
Dhe aty debati nuk mbyllet.
Aty debati sapo ka filluar.
0 Comments