MODA, TRENDI, STILI, IMAZHI – si u kthye pamja e njeriut në në produkt.
MODA, TRENDI, STILI, IMAZHI – si u kthye pamja e njeriut në në produkt.
Le ta fillojmë nga rrënja, jo nga ajo që ne mendojmë sot por nga fjalët që ne përdorim sot.
Fjala MODA vjen nga latinishtja modus.
Modus do të thotë: masë, mënyrë, kufi, formë e rregulluar.
Nuk kishte lidhje me veshjen.
Ishte ideja e asaj që është brenda masës së pranueshme.
Pra, në fillim, moda nuk ishte estetikë.
Ishte kufi. Me kalimin e kohës matrixi fut fjalën në fjalor, modus u zhvendos nga “mënyra e të bërit gjërat” te “mënyra e të dukurit”.
Kështu lindi moda siç e njohim sot:
jo ajo që është e bukur, por ajo që është aktuale.
Moda nuk do të thotë se : kjo është e drejtë Moda thotë: kjo është tani.
Dhe kush nuk është “tani”, nuk ndalohet — por mbetet jashtë.
Pastaj vjen TRENDi.
Fjala trend vjen nga anglishtja e vjetër trendan:
kuptimi i fjalës ishte , me u kthyer, me u rrotulluar, me rrjedhur gradualisht.
Fillimisht përdorej për ujin, erën, lëvizjet natyrore.
Pra trendi nuk ishte zgjedhje njerëzore.
Ishte thjesht , rrjedhë. Më pas fjala kalon në shoqëri, ndodh zhvendosja:
ajo që njerëzit bëjnë së bashku paraqitet si diçka që “po ndodh vetë”.
Trendi nuk urdhëron.
Ai nuk thotë “bëje”.
Ai thotë: këtu po shkon bota.
Dhe presioni bëhet i padukshëm: ose noton me rrjedhën, ose ti mbetesh i palëvizshëm në një botë që lëviz.
Më pas vjen , STILI.
Stilus në latinisht = shkop. Stilus, u emërtua një shkop i mprehtë për të gdhendur në pllaka balte.
thjesht , Vegël që lë gjurmë. Vetëm më vonë stili u bë mënyrë shkrimi, mënyrë shprehjeje, e më pas mënyrë jetese.
Sot stili shitet si individualitet.
“Ky jam unë.” Të barazosh veten me një shkop pra.
Por realisht, stili është përkthimi personal i modës dhe trendit.
Është mënyra si njeriu e bën bindjen të duket zgjedhje.
Ti nuk thua: po ndjek modën.
Ti thua: kam stil.
Rezultati i gjithë kësaj është IMAZHI.
Imago në latinisht do të thotë figurë, pamje, hije.
Jo thelbi. Jo përmbajtja. Vetëm ajo që shihet. Në shoqërinë moderne, imazhi bëhet më i rëndësishëm se procesi.
Njeriu nuk pyetet më për çfarë është, por për si duket.
Imazhi:
• krahasohet
• vlerësohet
• shpërndahet
Dhe ajo që nuk duket,
nuk ekziston simbolikisht. Pra njeriu kthehet nga një qënje në një figurë se si e shohin.
Këtu shtohet kodi i pestë, më i ftohti: BRANDI.
Brandi nuk është më vetëm markë tregtare.
Sot flitet për brand personal.
Që do të thotë:
identitet i paketuar, i qëndrueshëm, i lexueshëm shpejt.
Jo për t’u jetuar,
por për t’u konsumuar nga të tjerët.
Pra shndërrimi i plotë është ky:
• Moda vendos kufirin e pranueshëm
• Trendi jep drejtimin e rrjedhës
• Stili e bën bindjen personale
• Imazhi e shfaq publikisht
• Brandi e ngurtëson si identitet
Paradoksi i madh është ky:
sa më shumë flasim për individualitet,
aq më shumë identiteti standardizohet në pamje.
Dhe pyetja që mbetet nuk është:
çfarë vesh?
por:
A po shpreh veten —
apo po flas një gjuhë vizuale që të tjerët ta kuptojnë menjëherë?
Sepse aty ku identiteti bëhet imazh,
dhe imazhi bëhet brand,
dhe kështu njeriu u kthye në një rrjedhë, një shkop, një pamje pra një produkt ..
PRODUKT
Etimologji:
lat. productus, nga producere
• pro = përpara
• ducere = me nxjerrë, me çuar.
→ diçka e nxjerrë jashtë për t’u ofruar pra..
Kuptimi fillestar:
Rezultat i një procesi pune.
Diçka e prodhuar për përdorim ose shkëmbim.
Pa identitet.
Pa ndjenja.
Pa jetë.
Zhvendosja kritike:
Sot:
• produkt personal
• “shit veten”
• “paketo veten”
• “pozicionoje veten”
• “rrit vlerën tënde në treg”
Këtu ndodh kalimi fatal:
👉 njeriu trajtohet si mall.
Kur dëgjon:
“duhet të investosh te vetja”
pyet njëherë veten o njeri:
Po zhvillohesh si njeri —
apo po paketohesh si mall?
Sepse momenti kur njeriu quhet produkt,
jeta pushon së qeni qëllim.
Bëhet ofertë tregu.
OFERTË pra.
Etimologji:
lat. offerre
• ob = përpara
• ferre = me sjellë
→ me sjellë diçka përpara dikujt.
Kuptimi fillestar:
Propozim për shkëmbim.
Diçka që vihet përpara për t’u marrë ose refuzuar.
Zhvendosja:
Sot: “ofertë pune”, “ofertë personale”, “je ofertë e mirë”.
Thelbi:
OFERTË = njeri i vendosur përpara tregut për t’u zgjedhur ose anashkaluar.
Ky është matrix.
aty Ku gjithçka bëhet ofertë,
.
Po ti? A je në modë? A je një imazh? A ke stil? A je trendi?
Nëse nuk je atëherë ti nuk je .përjashtohesh.
0 Comments